Plagoset kreu i shendetit publik ne Lac

Një mjek, njëkohësisht kreu i shëndetit publik në Laç është qëlluar me armë zjarri në kohën kur ai po hapte farmacinë e tij në këtë qytet. Sipas policisë lokale, Arben Bruka është qëlluar në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, duke u mjekuar ne Spitalin Ushtarak, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorit, i cili mendohet të ketë qëlluar në largësi.
Ngjarja ndodhi teksa mjeku Bruka, po hapte farmacinë, pronë e tij përballë spitalit të qytetit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit të qytetit, të cilat kanë nisur punën për kapjen e autorëve si dhe rrethimin e zonës.