Halimi: Rama-Gjiknuri, kundër Kuvendit

Deputeti i PD-së Eduard Halimi ka reaguar sot për debatet në këshillin e rregullores mes maxhorancës dhe opozitës për votimin e hapur të dekreteve të presidentit Topi. Në një konferencë për shtyp Halimi duke iu referuar rregullores së Kuvendit theksoi se gjithçka është konform rregullores së Kuvendit duke shtuar se kreu i PS-së Edi Rama dhe deputeti i PS-së Damian Gjiknuri janë kundër Kuvendit. Sipas tij kur u bë rregullorja e re nuk kishte seancë dëgjimore por theksoi se deputetët e opozitës mund të bëjnë përmirësime të tjera në seancën dëgjimore të radhës.
Ndërkohë ditën e sotme maxhoranca dhe opozita kanë debatuar në këshillin e rregullores pikërisht për antarët e dekretuar nga presidenti për në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Opozita ka hedhur poshtë projekt-vendimin e propozuar nga deputetët demokratë për të votuar hapur emrat që kreu i shtetit propozon për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.