E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia e deputetit Peza, reagon LSI

Për të dytën herë brenda pak mujave LSI del kundër aleatit të saj të madh Partisë Demokratike. Menjëherë pas veprimit të policisë së shtetit e cila rrethoi shtëpinë e deputetit të PS Dashamir Peza, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Luan Rama e ka komentuar veprimin e policisë si nje akt abuziv dhe butaforie. Sipas Ramës polcia ka prioritete të tjera.
Në këtë bashkëjetesë 10 mujore me Partinë Demokratike në qeveri LSI-ja del për herë të dytë kundër vendimeve të partisë më të madhe në pushtet. Pak muaj më parë ishte po Luan Rama që doli kundër propozimit të një grupi deputetëtsh të PD për të caktuar 29 nëntorin si ditën e përkujtimit të viktimave të komunizimit. Pas insistimit të partisë së Metës, Partia Dmokratike u detyrua të tërhiqej nga ky propozim duke lënë datën 22 shkurt si ditën e përkujtimit të viktimave të komunizimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›