E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Rama kërcënon administratën e trajnuar me paratë e taksapaguesve britanikë e europianë, nuk do e lejojmë

halimiMinistri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka pritur gjatë paradites së sotme në një takim kortezie ambasadorin britanik, Nicholas Cannon, në përfundimin të detyrës së tij si ministër i Drejtësisë. Gjatë këtij takimi, Halimi ka thënë se mazhoranca po kërcënon administranë  e trajnuar me taksat e britanikëve dhe europianëve.

Maxhoranca e re ka kërcënuar administratën e trajnuar nga ana juaj me paratë  e taksapaguesve britanikë e evropiane. Ne nuk do të lejojmë maxhorancën e re të prekë punonjësit e kualifikuar të Shërbimit të pronës dhe monitorimit elektronik, tha Halimi.

Halimi ngriti shqetësimin se maxhoranca e re po sulmon  institucionet e pavarura.

Institucionet e pavarur janë thelbi i një shteti demokratik dhe ne do të jemi opozita më e fortë dhe mbrojtësit e tyre, u shpreh ai.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, nga ana e tij ambasadori britanik vlerësoi lartë bashkëpunimin e me ministrinë e Drejtësisë në realizmin e reformave në drejtësi duke e cilësuar këtë bashkëpunim ekzemplar dhe si një model për tu replikuar me qeveritë e  ardhshme.

Ne nuk do të lejojmë që reformat e  realizuara  të bllokohen. Do të ishte shumë keq që puna e realizuar në  Shërbimin e Provës të kthehej mbrapsht. Ju premtoj se do ti ndjekim nga afër ecurinë e këtyre reformave  që janë krijesë e juaj po aq sa edhe e jona, u shpreh ambasadori britanik, thotë ministria e Drejtësisë.

Halimi ndërkohë ka vlerësuar reformat e kryera nga ai si ministër Drejtësie.

Shërbimi i pronës, reforma e jashtëzakonshme në sistemin burgjeve i kurseu buxhetit të shtetit më shumë se 15 milionë euro në vit . Monitorimin elektronik është një histori suksesi, që e vendosi Shqipërinë në pozicioni e vendit lider në rajon për përdorimin e teknologjisë për të dënuarit u shpreh Halimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›