E Diel, 1 Nëntor 2026

Barrierat doganore, shoqata e eksportuesve të Shqipërisë: Po neglizhohet nga të dyja qeveritë

Shoqata e eksportuesve të Shqipërisë ka reaguar sot për rritjen e tarifave doganore nga pala kosovare. Në një konferencë të përbashkët për mediat kreu i Shoqatës Alban Zusi dhe përfaqësuesi i bizneseve të Kosovës Hyzer Gashi, thanë se ky problem është neglizhuar nga të dyja qeveritë, duke mos dhënë asnjë shpjegim.

Është shtuar kostoja me rreth 100 euro për kamion për eksportuesit shqiptarë. Kjo kosto rëndon në xhepat e qytetarëve nga Kosova dhe janë tarifa të paarsyeshme. Me këto barrier i hapet rruga mallit serb për në Kosovë, që nuk kanë asnjë detyrim ose takes tha Zusi.

Tarifa e doganës së Kosovës e pamenduar,duhet të unfikojmë procedurat eksportuese të të dy vendeve tha Gashi duke paralajmëruar se do të vijojnë protestat në kufirin Shqipëri-Kosovës derisa të zgjidhet kjo situate.

Përfaqësuesit e bizneseve nga Kosova e Shqipëria për të dytën ditë po vazhdojnë protestën kundër masave dhe barrierave që doganat e Kosovës po vendosin ndaj bizneseve të dy shteteve. Ata thonë se me këto masa po favorizohen prodhimet serbe. Në pikën kufitare të Morinës sipas Këshillit Organizativ të Protestës mbi 250 makina janë të bllokuara.

Më shumë se 150 kompani shqiptare dhe kosovare janë bërë bashkë duke ngritur zërin në zonën neutrale të doganës së Morinës, për të kundërshtuar kështu politikën që po ndiqet ndaj tyre. Përmes kësaj proteste përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar krijimin e një organi të vetëm doganor, heqjen e tarifës prej 40 euro për shërbimin terminal e ndërtuar nga pala kosovare dhe që tashmë menaxhohet nga një kompani private si dhe dhënien fund të luftës tregtare që po dëmton biznesin e dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›