E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të mos përsërisim gabimet e Berishës, të mësojmë nga ato

Kemi mandat të fortë, por të brishtë. Pritshmëritë janë më të larta se viti vitin 1992

ramaNë ditën e dytë të konferencës Shqipëria e Gjeneratës tjetër kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, tha se qeveria e re duhet të mësojë nga gabimet e së shkuarës për ta çuar vendin përpara. Sipas Ramës, në 23 qershor zgjedhësit votuan koalicionin e majtë jo për të ndryshuar qeverisjen por për të ndryshuar vendin.

Deklarata

Kryeministri i zgjedhur tha se varfëria është një problem i madh por problem thelbësor sipas tij është varfëria në aspiratë. Të mësojmë nga gabimet e tjerëve. Unë mendoj se varfëria është problem i madh, por problem thelbësor është varfëria në aspiratë. Mënyra sesi shkuan zgjedhjet dhe si njerëzit shprehën vullnetin e tyre ishte një mënyrë për të kuptuar se shqiptarët nuk janë të varfër në aspirata nëse i jepet mundësia për të ndryshuar jetën e tyre. Ato e patën mundësinë dhe na dhanë mandatin e paparashikuar për të ndryshuar jo vetëm qeverisjen, por vendin. Kjo ishte fitore me mesazhe të rëndësishme. Dhe mesazhi më i rëndësishëm është se nuk gjendemi për të zëvendësuar të tjerët por ju duam për të ndryshuar vendin, u shpreh Rama.

Ekonomia

Duke u ndalur tek ekonomia kryeministri i zgjedhur bëri të ditur tre gjërat të cilat sipas tij kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Buxheti, çfarë lloj buxheti duhet të kemi. Energjia, sepse jemi në një drejtim ku për 2 apo 3 muaj do përballemi me një formë krize. Së treti siguria e individit dhe pronës. Është e qartë se siguria është çështja kryesore për shqiptarët. Më pas na duhet të përballemi me situatën financiare. Për këtë na duhet një auditim ndërkombëtar dhe të përballemi me të. Do duhet të përballemi me problemin e madh të individëve që bëjnë biznes dhe administratën tatimore. Ka ardhur koha ti japim fund një tradite që e ka bërë Shqipërinë, një vend që drejtori i administratës tatimore është njeriu më i rëndësishëm i qytetit, deklaroi Edi Rama. Kryeministri i zgjedhur i cilësoi mandatin e qeverisë së re të brishtë, për shkak se pritshmëria në popull është më e lartë se në vitin 1992, ku shqiptarët me votë i dhanë fund një regjimi. Kemi mandat të fortë, por të brishtë se pritshmëritë janë shumë herë më të larta se viti vitin 1992, ku i njëjti ndryshim ndodhi. Ishte koha, kur Shqipëria vendosi të vuloste ndryshimin e regjimit. Në të njëjtën kohë njerëzit nuk kanë kohë, njerëzit duan rezultate menjëherë. Jemi të angazhuar për një qeverisje të orientuar karshi rezultateve, theksoi Rama.

PD: Rama plan për të grabitur pronat, nuk do ta lejojmë

 

Partia Demokratike reagoi sërish në lidhje me konferencën Shqipëria e Gjeneratës së Re të organizuar nga Partia Socialiste. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, deklaroi se Rama po synon të vendosë pronat e vendit në kontrollin e miqve të tij, por shtoi ajo, një gjë e tillë nuk do të lejohet nga PD. Partia Demokratike nuk do lejojë që pjesët më të çmuara të vendit, të bregdetit, të rivierës shqiptare të grabiten dhe me to të shpërblehen gjithfarësoj arkitektësh e biznesmenësh që financuan fushatën e PS. Kërcënimet e Kryesocialistit për anulimin e planit urbanistik të Tiranës, fshehin vetëm interesat e grupeve dhe klientëve të tij. Koha për shfaqje mediatike dhe skenike ka mbaruar dhe shumica e qytetarëve të vendit presin shëndetësi falas, heqje të taksës së biznesit të vogël, ulje të taksave për 95% të shqiptarëve, legalizim falas, 300 mijë vende pune e të tjera premtime me të cilat PS erdhi në pushtet, tha Tabaku. Duke ju referuar projekteve të qeverisë së re për territorin, nënkryetarja e Bashkisë theksoi se shembullin më të mirë lidhur me këtë çështje Rama e shpalosi në Tiranë. Vizioni i vërtetë i kryesocialistit për territorin u shpalos më së miri në Tiranën e betonizuar gjatë kujdestarisë së tij. Mungesa e qëllimshme 11 vjeçare e Planit Urban të Tiranës është një leksion bindës se ai e sheh territorin si një hapësirë për ta futur nën kontrollin e tij dhe të miqve të tij. Ndaj dhe këto ditë u përkujdes të mos u shfaqte turistëve kureshtarë as edhe një foto të bëmave të tilla si Komuna e Parisit, përfundoi Tabaku.

h

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›