Halimi: Sistemi përmbarimor mund të kontrollohet edhe nga telefoni
TIRANË- Reforma më e fundit në konsolidimin e sistemit të drejtësisë ka në qendër përmbaruesin privat. Nga muaji gusht, sistemi përmbarimor mund të kontrollohet dhe menaxhohet edhe nga telefoni celular apo tablet", deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Euduart Halimi.
Në rrjetin social “Facebook”, Halimi thekson se "përmbaruesin tuaj privat mund ta kontrolloni 24 orë në 24 fal moduleve të reja në sistemin e rregjistrit elektronik të përmbaruesve të quajtur E-GOV ALBIS, të realizuar nga një grup ekspertësh informaticienë".
Ai thotë se eshte bere një punë e shkëlqyer për konsolidimin e institucionit të përmbarimit privat.
"Ju kujtoj se deri para 8 vjetësh, sfida më e madhe që kishim ishte ekzekeutimi i vendimeve gjyqësore. Ne e ndryshuam këtë realitet. Reforma e privatizimit të sistemit përmbarimor solli një realitet të ri. Vendimet gjyqësore sot ekzekutohen më shpejtë. Por ky shërbim i drejtësisë për qytetarët duhet të reformohet edhe më tej. E premtuam para pak muajsh dhe sot bëhet realitet", deklaron ministri.
Më tej, ai sqaron se sistemi i ri digital i këtij regjstri të përmbarueseve sjell disa përparësi si : sistemi i ri punon dhe nga telefoni apo tabletat (IPAD, etj). Ai mundëson të punosh me cdo browser (shfletues) si Internet Explorer (IE), Chrome, Firefox, Safari etj . Cdo qytetar, apo kompani mund ta kontrolloje permbaruesin e vet 24 ore ne 24 nese po e ben punen per te cilen paguhet ose jo. Gjithashtu, është pa limit në numër perdoruesish dhe pa limit per tu lidhur me perdorues te paleve te treta. Ky sistem ofron mundësine që palet e treta te kenë akses në të dhënat e përmbarimit si banka apo institucione të tjere pa kosto investimi apo mirembatje shtese.
Bankat, institucionet dhe qytetaret kane mundesi te kene akses online, dhe te kene sinjalin alarm sa here qe sherbimi vonohet. Ato paguajne per kete sherbim, ndaj duhet te kene aksesin me te madh", thote Halimi.
Haimi shton se sistemi i ri te ofron mundësine e lidhjes me të dhëna të tjera kombëtare si të dhëna të pronësisë, të gjendjes civile etj pa kosto investimi apo mirembatje shtese. Më i shpejtë do të jetë ekzekutimi i vendimeve ndërkohe që i lidhim online me hipotekat, rregjistrin e mjeteve te traspeortit, targave, gjendjes civile etj.
"Bëhet fjalë për një sistem shumë të lehtë në përdorim, teper te shpejte dhe qe ska nderprerje dhe vonesa. Sistemi i ri eshte shume i lehte per tu mirembatjur sepse ka vetem nje server me shume pak komponente (PHP, Linux OS, DB MYSQL dhe Apache Web server).Me lehtësi mund të zhvillohen funksione të reja me kosto minimale.Sistemi i ri ka permiresime te medha ne elementet e sigurise. Ka siguri ne nivel OS (Linux) dhe siguri ne nivel database", sqaron ministri.
Ai nënvizon se "ne punuam tua bëjmë më të lehtë jetën qytetarëve, të kenë më shume akses në drejtësi, të monitorojnë më shpesh sistemin e drejtesise, te identifikojne me lehte devijantet e ligjit, te kursejne me shume parate e tyre. Ne punuam për një Shqipëri dixhitale, me sa me pak kosto administrative, me një administrate edhe më të vogël".
Në përfundm, Ministri i Drejtësisë thekson se “ky është ndryshimi i madh. Mirënjohje atyre qe punuan per digitalizimin e drejtesise, mirenjohje stafit te shkelqyer dhe administrates profesionale qe pata fatin te punoj, mirenjohje dhe gjithe eksperteve te Ministrise se Drejtesise qe ndihmuan ne realizimin e projekteve te rendesishme ne dobi te qytetareve”.
(e.m/BalkanWeb)