E Diel, 1 Nëntor 2026

Te denuarit me semundje te pasherueshme kerkojne lirimin Gjykatat i refuzojne

Mbi 10 të dënuar që ndodhen në burgjet shqiptare kërkojnë lirimin nga burgu për të kaluar momentet e fundit të jetës pranë familjeve të tyre. Edhe pse të dënuar për vepra të rënda penale, këta persona sipas ligjit duhet të lirohen…

Por pavarësishtë sëmundjeve të tyre të pashërueshme, Gjykatat refuzojnë lirimin e tyre për shkak të krimeve që ata kanë kryer.

Referuar këtij rasti dhe vdekjes së pak ditëve më parë të të dënuarit Kujtim Shkuri brenda Spitalit të burgut, ka bërë që Avokati i Popullit të nis verifikimet. Ndërkohë avokat Visha i bën apel Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marr masa ndaj atyre gjyqtarëve që shpërdorojnë detyrën duke mos liruar këta persona që po vdesin brenda burgjeve për shkak të sëmundjeve të pashërueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›