45-vjeçarja: Më gjeni bashkëshortin, u zhduk dy vjet më parë
KORCE - Historitë e njerëzve të humbur, pas viteve '90 në Shqipëri janë bërë një kumt tronditës për këdo që i dëgjon, por ata që e vuajnë më shumë zhdukjen e të afërmve të tyre janë familjarët. Një prej tyre është Kimete Avxhiu, nga fshati Rrëmbec i Korçës, bashkëshorti i së cilës është zhdukur pa asnjë gjurmë 2 vjet më parë dhe ende policia nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. "Dua të di të vërtetën, sado e hidhur qoftë ajo. Nuk mundem të duroj më. Më gjeni burrin". Kështu deklaron në një intervistë për "Gazetën Shqiptare" Kimete Avxhiu që prej më shumë se dy vitesh endet dyerve të institucioneve për të mësuar diçka mbi fatin e bashkëshortit të saj 65-vjeçar, Veteranit. Me gjithë kërkimet intensive të policisë dhe të të afërmve të tjerë, mbetet ende mister ajo çfarë mund t'i ketë ndodhur Veteran Avxhiut. Gruaja e tij Kimetja hedh dyshime se ai mund të jetë grabitur dhe vrarë, pasi ditën që është zhdukur ka pasur me vete edhe një sasi parash, me të cilat do të blinte fara bujqësore. Drama e 45-vjeçares, bëhet edhe më e rëndë, teksa rrëfen konfliktet e vazhdueshme me djalin e saj, i cili është edhe përdorues droge.
Znj.Kimete kanë kaluar dy vjet nga zhdukja e bashkëshortit tuaj, ende nuk keni rënë në gjurmët e tij?
Po vazhdoj të trokas dyerve të institucioneve të shtetit për të mësuar të vërtetën për bashkëshortin tim. Të paktën të gjej trupin e tij se çdo ditë që kalon, shpresat për ta gjetur gjallë po shuhen. E kam kërkuar kudo, tek të afërm dhe miq, por askush nuk di gjë. Edhe policia thotë se nuk ka rënë në gjurmët e tij. Kam frikë se diçka e keqe i ka ndodhur.
Nga se keni frikë?
Ditën që ai u zhduk, kishte një sasi të hollash me vete. Shkoi nga Korça në fshat, pasi aty kemi toka me qira, i mori paratë qiramarrësit dhe u nis për në qytet ku edhe do blinte farëra bujqësore. Prej atij momenti, askush nuk di më asgjë. Ndërsa unë kam frikë se ka rënë pre e grabitësve. I kanë marrë paratë dhe nuk i dihet çfarë i kanë bërë më pas, mos e kanë vrarë?! Nuk kam si ta shpjegoj ndryshe. Ai ishte njeri i rregullt dhe shumë familjar. Ky mister po më vdes dita ditës edhe mua.
Ka patur bashkëshorti juaj konflikte me ndonjë person?
Ai nuk ishte njeri i konflikteve. Ishte njeri i qetë dhe i ndershëm. Nuk grindej kurrë me askënd, madje ishte shumë i përkushtuar pas familjes. Edhe kur djali ynë krijonte probleme në shtëpi, pasi është përdorues droge, ai sërish i dilte krah dhe përpiqej ta qetësonte. Madje ai bënte gjithçka për ta shpëtuar të birin nga droga.
Kishte shfaqur ndonjëherë shenja depresioni?
Asnjëherë. Ai nuk vuante nga asnjë sëmundje. Edhe pse kishte shumë probleme në familje, siç e thashë asnjëra prej tyre nuk përbënte motiv për tu vetëflijuar. Ajo që ka ndodhur me të është një mister i vërtetë dhe duhet të zbardhet.
Keni diçka tjetër për të shtuar?
Dua të mësoj me çdo kusht të vërtetën. I bëj apel policisë të intensifikojë hetimet, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje. Kam nevojë vërtet të di atë që ka ndodhur, pasi vetëm kështu mund të jem më e qetë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)