E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Transparencë në sistemin e drejtësisë

Gjatë vizitës atje, ai takoi stafin drejtues të Gjykatës së Apelit dhe stafin administrativ të  saj për t’u njohur nga afër me sistemin e menaxhimit të çështjeve civile dhe penale si dhe aksesin për qytetarët.

"Transparenca e sistemit gjyqësor është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe është detyrë e drejtuesve të gjykatave që të venë në eficensë të plotë sistemin elektronik", theksoi ministri Halimi, ndërsa shprehu bindjen se "dixhitalizimi i sistemit gjyqësor do të forcojë transparencën duke sjelle padyshim rritjen e përgjeshmërisë se sistemit gjyqësor ndaj ligjit, uljen e korrupsionit dhe forcimin e besimit të publikut".

Ndërkohë që përpjekjet për të përmirësuar sistemin e drejtësisë duhet të vijnë padyshim edhe nga vetë aktorët e sistemit të drejtësisë, duke rritur transparencën, duke përkrahur dixhitalizmin e sistemit, si një përpjekje e qartë e tyre për të dalë nga status quo. 

Drejtuesit e Gjykatës së Apelit e njohën ministrin me menaxhimin e sistemit elektronik si dhe hapjen e faqes zyrtare për këtë gjykate duke garantuar për përpjekjet e tyre për rritjen e transparencës për publikun dhe kthimin e besimit te qytetareve tek drejtësia.

Në këtë takim, Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, Halimi, propozoi që kryetarët e Gjykatave të shpallin një ditë të hapur për publikun në hedhjen e shortit me qëllim që qytetarët të shohin vetë se si hidhet shorti në Gjykata, duke theksuar se,  përpjekja e aktorëve të drejtësisë për transparencë është shumë e rëndësishme për reformat. /Start/

                                                                                             2011-12-09 16:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›