E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igumenicë, arrestohen 2 shqiptarë me 270 kg hashash

“Lënda narkotike po transportohej me dy automjete me targa shqiptare”, thuhet në komunikatën e policisë.
Dy automjetet u identifikuan nga agjentët antidrogë grekë, pasi lëviznin në mënyrë të dyshimtë në kufirin shqiptaro-grek.

Sipas policisë, në automjetin e parë u bllokuan 110 kg hashash, ndërsa në të dytin u bllokuan 160 kg, ku u ndaluan në qytetin Kamanda të Thesprotisë, në rajonin e Igumenicës.

Policia konfirmon se “dy transportues shqiptarë, përkatësisht 24 e 25 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, u ndaluan, ndërsa vazhdon hetimi për zbardhjen e plotë të skemës së trafikut”.

Një javë më parë, policia greke bllokoi në kufirin greko-shqiptar 240 kg hashash, ndërsa ndaloi tre shtetas, dy grekë, njëri prej të cilëve këngëtar, si dhe një irlandez.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-09 21:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›