E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Zhegu, ne krye te Qendres Kulturore Tirana

Kengetari dhe kompozitori Luan Zhegu, ish-kryetar i Njesise Bashkiake nr 9 ne kryeqytet, kandiduar nga Partia Socialiste, eshte komanduar si drejtor i Qendres Kulturore Tirana, pas nje vendimi nga Bashkia Tirane. I pyetur rreth ketij vendimi, drejtori i ri Luan Zhegu tha per "KJ" se ky vendim, ne radhe te pare, eshte nje pergjegjesi e madhe dhe njekohesisht, nje detyrim qe ndjej per ikonat e muzikes, teatrit dhe cirkut qe kane punuar dhe ndertuar kete variete te madhe. "Sapo me thane detyren, menjehere, me erdhi ne mendje institucioni ku une kam punuar per 32 vjet me radhe perkrah emrave te medhenj te skenes shqiptare". Me tej, ai tha se "te perfaqesosh emra qe vune themelet e kesaj varieteje, si Mihal Popi, Skender Sallaku, Ramazan Zyberi, Enver Dauti, eshte nje obligim per mua dhe njekohesisht, nje pergjegjesi e madhe qe ndjen ne shpirt". Sipas "Mjeshterit te Skenes", endrra per te bere nje variete qe t'i jape jete kryeqytetit, eshte shume e madhe. "Vizioni im eshte qe ta bej realitet endrren per nje variete. Kryeqyteti nepermjet kenges, cirkut dhe humorit duhet te largojne sadopak hallet e njerezve", perfundoi drejtori i komanduar i "Qendres Kulturore Tirana".

Zhegu eshte nje nga kantautoret shqiptare, i njohur per kenget e tij ne Festivalet e RTSH-se. I vleresuar me shume cmime, per interpretimin e tij autentik, por dhe per aftesine e tij si kompozitor, ai ka marre titullin "Mjeshter i madh i skenes". Luan Zhegu ka fituar disa cmime si kompozitor, si "Naim Frasheri Klasi i I-re", 1979; "Artist i merituar", 1982; "Mjeshter i madh i skenes", 2007. Ne vitet 1982 dhe 1998 Zhegu ka fituar cmimin e pare ne Festivalin e RTSH-se, nderkohe qe ne vitet '92, '93, '96 ka fituar cmimin e pare ne festivalin e "Pranveres".

Kompozitori Luan Zhegu u zgjodh drejtor i QKT-se, pas shkarkimit nga detyra te drejtorit te meparshem, Kico Londo. "Qendra Kulturore Tirana" eshte institucion ne varesi te Bashkise se Tiranes, i krijuar ne prill te vitit 2005, me vendim te Keshillit Bashkiak, duke grupuar ne nje strukture te vetme "Cirkun e Metropolit", "Ansamblin Folklorik Tirana", "Banden Muzikore te Qytetit", "Teatrin e Metropolit" dhe "Teatrin e Metropolit per Femije". Keto pese organizma jane angazhuar per t'i sjelle kryeqytetit nje mozaik aktivitetesh e forma argetimi per te gjitha grupmoshat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›