E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reduktimi i borxheve detyre globale

Ministri Gjerman i Financave ka deklaruar përpara takimit të G20 në Meksikë se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia duhet të ndajnë bashkë me Europën përgjegjësinë për garantimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë globale. Deklarata e ministrit është sinjali se europianët në takimin që do zhvillojnë ministrat e financave këtë fundjavë nuk do të fokusohen vetëm tek kriza e borxheve sovrane. Ai tha se ekonomitë më të mëdha të botës duhet të ndërmarrin reforma të strukturës ekonomike dhe të konsolidimit financiar për të rifituar besimin e tregjeve dhe të ndërtojnë një normë të qëndrueshme të rritjes së ekonomisë. 
N ë intervistën për Reuters, Schaeuble ka thënë se do të synojë në takimin e Meksikës që përveç temës së krizës së borxheve të eurozonës të trajtohet edhe çështja e "greminës fiskale" në Shtetet e Bashkuara si dhe problemi i borxhit të Japonisë që është në vlerën e 200% të totalit të ekonomisë. 
"Pa konsolidim dhe thellim të reformave rriskojmë të humbasim më shumë besimin e tregjeve dhe të kemi më pak rritej të ekonomisë. Nuk mund të ketë rritje të qëndrueshme ekonomike bazuar mbi një mal borxhesh” tha ministri ikonë e filozofisë për shtrëngim fiskal edhe në kohë të recesionit. Ministri gjerman ka thënë se samiti i G20-ës në këtë jave duhet të bëjë dhe një bilanc të progresit që ka bërë që nga takimi i Toronto-s 2 vite më parë. Ai tha se në takimin e Kanadasë vendet e zhvilluara kanë premtuar të përgjysmojnë defiçitet e tyre buxhetore në fillim të vitit 2013 dhe të stabilizojnë borxhet deri në vitin 2015.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›