E Diel, 1 Nëntor 2026

Familjet ndalin përmbaruesit:pronarët,regjistrues hipoteke

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit FOTO/Përplasja që ndodhi në rrugën “Kont Urani” TIRANË – Gjashtë familje në kryeqytet, në rrugën "Kont Urani", janë përplasur sot me përmbaruesit, që kanë ardhur t’i nxjerrin nga një ndërtesë që duhet t’i kthehet pronarit të saj. Vetëm në orën 13:20, pas orë shtyrjesh pranë portës dhe debatesh me familjarët, përmbaruesit kanë arritur të futen në ndërtesë duke shqyer derën.

Tre prej kryefamiljarëve që duhet të largohen sot janë Lujfi Bollati, Arben Xhaferri dhe Ridvan Rexhepi. Bollati dhe Xhaferri shprehen për "A1Report!" se ndërtesa ku i ka strehuar shteti, pasi ka shembur shtëpitë e tyre, njihet si hoteli apo shtëpia publike e italianëve dhe nuk ka pasur pronarë shqiptarë.

Çfarë bie në sy në denoncimin e njerit prej tyre, Lujfi Bollatit është fakti se ata që po e kërkojnë këtë banesë janë zyrtarët të Hipotekës dhe të ish-bashkisë së Tiranës. Bollati tha në prononcimin e tij se përmbaruesit po nxiten nga Gëzim Kallçiu, ish-nënkryetar i bashkisë, që i ka dhuruar 1/6 e ndërtesës ish-drejtorit të Hopotekës, Rifat Hosanajt; po ashtu, hyrje në të kanë edhe regjistruesit Gazmend Zeneli e Muhabet Gaba. 

ORA 13:20 PERMBARUESIT SHQYEJNE DEREN DHE HYJNE FORCERISHT BRENDA NE NDERTESE

Në orën 13:20 përmbaruesit hyjnë brenda ndërtesës pasi kanë shqyer derën e saj forcërisht. Znj.Bollati ka akuzuar para mediave e revoltuar tre funksionarët të shtetit: Sokol Olldashin, ministrin e Transporteve; Kletis krujën, Prefektin e Tiranës dhe Gerti Bogdanin, deputetin e PD-së, banor i zonës.

PERPLASJA E QYTETAREVE ME PERMBARIMIN TEK "ISH-HOTELI I ITALIANEVE"
 
Përplasja ka ndodhur në rrugën “Kont Urani”, ku tetë makina policie kanë mbërritur menjëhërë në vendgjarje dhe kanë bllokuar rrugën. Banorët e ndërtesës që duhet të lirohet për t’iu kthyer pronarit të saj protestojnë me argumentin se janë ende në proces gjyqësor dhe vendimi jepet më 2 shtator.

Gazetario Granit Sokolaj raportoi nga vendngjarja se Përmbaruesit, jo për herë të parë, nuk presin vendimin e gjykatës por nxitojnë të nxjerrin banorët jashtë. Madje, ata kanë sjellë edhe tre punëtorë që nxjerrin jashtë mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake të familjeve. Avokati i dy familjeve gjithashtu tregon se Përmbarimi po nxiton të zbrazë ndërtesën pa dalë ende vendimi i gjykatës, në një kohë kur dihet se gjykata janë ende me pushime dhe nuk shprehen këto ditë.

LUJFI BOLLATI DENONCON: PRONEN PO E MARRIN REGJUSTRUES TE HIPOTEKES DHE ISH-ZYRTARE TE BASHKISE

Lujfi Bollati, kryefamiljari që duhet të dalë jashtë ndërtesës sot tregon se ndërtesa po merret me dokumenta falso pa firmë e vulë, kur dihet që ajo ka qënë shtëpi publike e italianëve.
 
Pronarët që duan t’i nxjerrin jashtë janë zyrtarë të hipotekës, madje edhe aktualë, që kanë hyrje në këtë ndërtesë.  Ata janë: Rifat Hosanaj, që në 2005 ka qënë drejtor hipoteke dhe atij i është bërë një akt dhurimi për 1/6 e banesës nga Gëzim Kallçiu, ish-nënkryetar i bashkisë.  Hyrje këtu kanë edhe Gazmend Zeneli e Muhamet Gaba, aktualisht regjistrues në hipotekë. Rifat Hosanaj po ashtu është regjistrues.
 
Ata drejtohen nga Gëzim Kallçiu, ish-nënkryetar i Bashkisë, që me dokumenta falso, pa firmë e pa vulë, po mësyn sot për t’i nxjerrë jashtë. Ai nuk është pronar, është një tjetër sipër tij, një italiane, Luçiana Ferrara.
 
I pyetur se çfarë është duke ndodhur këtë moment në banesë dhe se ku do shkojë pasi të dalë jashtë, Bollati tha:
 
“Nuk e di se çfarë po bëhet këtu; përherë me gjyqe kemi qënë. Ne kemi gjithçka me dokumenta. Jam lindur këtu. Po bëhet nami, sepse nuk ka shtet.  PD-ja ka vdekur me kohë, po i bëjmë thirrje atyre të PS-së po na dëgjuan për ndihmë. Nuk kemi ku shkojmë, këtu do rrimë; kam tre fëmijë. Zoti e di, ishalla nuk bie shi!"- përfundoi ai.

ARBEN XHAFERRI: KETU NA KA STREHUAR SHTETI, QE KA PRISHUR SHTEPITE TONA
 
Një nga kryefamiljarët që duhet të largohen, Arben Xhaferri, tha: “Ne kemi 50 vjet në këtë shtëpi, ku na ka strehuar shteti. Dihet që kjo ndërtesë është e italianëve. Shteti ka prishur shtëpitë tona dhe na ka strehuar këtu. Unë nuk di çfarë të them kur shteti ndërron  çdo katër vjet”.

(Ndërtesa që duhet të lirohet sot, e njohur si "Hoteli i italianëve")

 
(Foto nga konfrontimi i banorëve)

(Në foto nga rruga "Kont Urani" ku banorët e ndërtesës po konfrontohen me përmbaruesit) Fotot të tjera

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›