E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët e ngujuar edhe këtë vit pamësim, historia e Klodit 7-vjeçar

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Në shtëpinë e vogëlushit VIDEO/ Historia në tv "A1Report!" TIRANË - Janë mbi 70 fëmijë në Shqipëri, të cilët nuk mund të arsimohen për shkakun e vetëm, janë të ngujuar. “A1Report!” ka qenë sot pranë njërës prej familjeve të ngujuara, ku djali 7-vjeçar nuk di të lexojë asnjë fjalë e sërish, edhe këtë vit shkollor, nuk mund të ndjekë shkollën. 

Klodi është 7 vjeç. Shkruan shumë pak në shqip, por të lexojë nuk di asnjë fjalë. Në 16 shtator ai nuk do të shkojë në klasën e dytë, ndërsa në të parën ka bërë vetëm 4 muaj. Ja dialogu ynë me të. Ai përgjigjet me kokën dhe sytë ulur shumë shkurt: 
- Sa vjeç je?
- Shtatë...
- A di të lexosh?
- Jo...
- A i di shkronjat
- Jo...
 
Prej më shumë se 10 vjetësh, familja e tij e shpërngulur nga Dibra në Kamëz, është ngujuar për shkak të gjakmarrjes. E ema e 7-vjeçarit rrëfen se është detyruar që ta largojë nga shkolla, si pasojë e kërcënimeve të “gjaksit”.

Nëna e fëmijës rrëfen: "Qysh për Vitin e ri e kam ndaluar të shkojë në shkollë; edhe më parë, herë e çoja, herë jo. E kishin kërcënuar duke i dalë para dhe afruar dy çokollata, por ai nuk kishte pranuar t’i merrte. Të nesërmen më tha: “Nuk dua të shkoj më në shkollë...” Shkova tek mësuesja e tij që më tha: “E kam problem, se vijnë njerëz këtu tek porta... Ne nuk e kemi hapur portën, por frikë kemi...”

Si Klodi, në të gjithë Shqipërinë, janë mbi 70 fëmijë, të cilët nuk frekuentojnë shkollat për shkak të ngujimit. Agron Loci, kryetar i Institutit të pajtimit "Shtëpia e drejtësisë" na tha: "Në të gjithë Shqipërinë nuk janë më shumë se 74 fëmijë të ngujuar, kurse të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes janë mbi 200 fëmijë, që kanë nevojë për t’i marrë falas çantat, librat, lapsat për të cilat kanë nevojë."

Më 16 shtator, në Shqipëri do të nisë viti i ri shkollor 2013 – 2014. Por, këtë vit, statistikat flasin për një numër më të ulët të fëmijëve të ngujuar, të cilët nuk mund të arsimohen.
 
Ministria e Arsimit ka caktuar disa mësues, të cilët duhet të ndihmojnë këtë kategori fëmijësh duke shkuar pranë familjeve të tyre, por në të shumtën e rasteve, skema nuk funksionon. 

(Klodi 7-vjeçar i ngujuar prej mëse një viti, i detyruar prej "gjaksit" të mos shkojë në shkollë)

(Nëna e fëmijës duke folur për "A1Report!")

(Klodi shkruan të vetmet fjalë që ka mësuar nga 4 muajt shkollë që ka bërë në klasën e parë)

(Kryetari i institutit të pajtimit "Shtëpia e drejtësisë", Agim Loci)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›