E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi u jep cmime mirenjohje 3 specialisteve te IT-se

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i ka dhënë çmimin e mirënjohjes publike për tre specialistë të IT-së, të cilët dhuruan për publikun tre portalet kryesore për dixhitalizmin e sistemit të drejtësisë. Në emër të qeverisë shqiptare Halimi u ka dorëzuar çmimin Aristotel Agarajt, Xhevair Llakajt dhe Agim Kasajt. Në fjalën e tij përshëndetëse Ministri i Drejtësisë u shpreh se gjatë këtyre muajve janë përuruar njëri pas tjetrit një sërë sistemesh dhe portalesh si portalin “One stop shop për noterët”, shërbimet online me zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, portali i gjykatave dhe të tjerë, një premtim i mbajtur i qeverisë shqiptare. Halimi tha se “Në 100 vjetorin e pavarësisë ne po kontribuojmë realisht në dhuratën më të çmuar, atë të Shqipërisë dixhitale”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›