Qytetaret pro planit rregullues te Tiranes

Kryeqyteti i Shqipërisë është shumë pranë ditës së të pasurit një plan të përgjithshëm të zhvillimt.
Mungesa e këtij plani rregullues ka lënë pasoja të pakthyeshme këto dy dekadat e fundit.
Një 17 shtator Bashkia e Tiranës do të nisë konsultimet me qytetarët në 11 njësitë e qeverisjes vendore. Këto takime do të startojnë nga njësia bashkiake nr 8 ku do të përfshihen në këto konsultime edhe grupet e interesit.
Banorët e kryeqytetit shprehen pro miratimit të këtij plani, por nga ana tjetër mendojnë se është shumë e vështirë për të rregulluar një Tiranë të betonizuar këto dy dekadat e fundit.
Draft plani rregullues i Tiranës parashikon që metropoli nga 850 mijë banorë që ka sot të kalojë në 1 milionë banorë, ndërkohë që vetë qyteti i Tiranës parashikohet që nga 600 ne 650 mijë që është sot, do të shkojë ne rreth 800 tek 850 mijë banorë Ky Plan ka në themel të tij parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Me këtë Plan rivendoset hierarkia e strukturës urbane që nis nga blloku, ku parashikohen 600 të tillë, kompleksi avancon me lagjet dhe përmbyllet me njësitë administrative.