E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sportistet e dekoruar: Topi na preu ne bese Rozeta Rapushi

U dekoruan vetem pak dite nga Bamir Topi per kontributin e tyre ne fushen e artit dhe te sportit, por shprehen se ne fakt jane prere ne bese nga Topi per ato fjale qe tha per qytetin e Shkodres dhe gjuhen. Sportisti i njohur shkodran Zef Gjoni, tha dje tre dite pas dekorates si "Mjeshter i Madh", se Topi u tregua i pabese me dekorimet, pasi i perdori ato per qellime politike. Ne nje kohe kur sipas tij, para ceremonise se dekorimit, u ra dakord qe ajo te mos perdorej per motive politike. "Ajo qe ndodhi ka qene nje pabesi e Bamir Topit, sepse ne me te, kemi pasur nje pakt qe me pare, qe ketu do te nderohet djersa dhe mundi yne, por politike nuk do te kete aspak dhe per kete kemi rene dakord. Ne nuk e dinim absolutisht se do te kishte me pas deklarata politike. Ndaj them zoti Topi me kete pabesi qe na ke ba, nese do te vish ndonje here ne Shkoder, me dy apo tre militante qe do t'i kesh me vete, nuk do te kesh mundesi qe ta shfrytezosh me politikisht dhe them se nuk do te kesh me shanse te vish ne Shkoder per te formuar partine tende. Me kete qe ka ndodhur ke mbyllur historine tende ne Shkoder",- reagoi teper i indinjuar Gjoni. Sportisti u dekorua vetem tre dite me pare me motivacionin: "Per kontribut te gjate shumevjecar ne pasurimin dhe gjallerimin e jetes sportive ne qytetin e Shkodres, per merita te shquara si trajner i suksesshem i sportisteve te boksit shqiptar",- nga Bamir Topi. Po kaq i indinjuar dhe te njejtin reagim, pati edhe nje nga portieret me te shquar te futbollit shkodran, Paulin Ndoja, i cili u dekorua po nga presidenti me motivacionin: "Per kontributin dhe vlerat e paraqitura ne sportin e futbollit, si portier i talentuar dhe trajner i perkushtuar, me kontribut te rendesishem ne futbollin shkodran dhe ate kombetar". "Nese eshte e vertete nje gje e tille, mendoj se Bamir Topi ka gabuar. Une kurre nuk jam dakord nese eshte keshtu. Ne fakt, ne kemi qene brenda dhe me vone e kemi marre vesh. Persa i perket zonjes Topalli, une e njoh mire, jam rritur me te dhe them qe eshte nga nje familje e nderuar dhe me tradita te njohura shkodrane",- reagoi edhe Ndoja. Ishte pikerisht pas dekorimit te sportisteve, qe Bamir Topi, reagoi ndaj kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. "Keto zonja apo zoterinj duhet te mesojne pikerisht artin e komunikimit qytetar, te dine te komunikojne ne menyre etike, sepse komunikojne publikisht me Institucionin e presidentit. Se dyti, ne rast se do te dalim ne nje plan tjeter, ju e dini qe, per definicion, spikeri pergjithesisht i merr tekstet e recitimit nga te tjeret. Eshte ceshtja se sa ne menyre cilesore e reciton tekstin. Por, minimalisht do u thoja te gjithe ketyre qe, se paku ne komunikim me publikun te jene qytetare dhe, e dyta, ta flasin gjuhen shqipe ne menyre korrekte",- tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›