E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hallakamë

Liverpool ka rrëshqitur rëndë, pasi të martën mbrëma është mposhtur në shtëpi nga Lyon me rezultat 1:2, në xhiron e tretë të Grupit E të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Anglezët kanë kaluar të parët në epërsi prej 1:0, me golin që e ka shënuar Benayoun në minutën e 41-të. Por francezët e barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 72-të me golin që e shënoi Gonalons.

Golin e dytë dhe të fitores për Lyonin e ka shënuar Delgado në minutën e 90-të, për rezultatin përfundimtar 1:2.

Në kuadër të këtij grupi, fitore ka arritur të shënoj Fiorentina si mysafire e Debrecenit me rezultat 3:4.

Ndërsa, edhe Barcelona ka rrëshqitur keq, pasi është mposhtur para adhuruesve të vet nga Rubin Kazan, me rezultat 1:2, në kuadër të Grupit F. Golat për skuadrën mysafire i kanë shënuar Ryazantsev (2) dhe Karadeniz (73).

Ndërsa golin e vetëm për spanjollët e shënoi Ibrahimoviç (48).

Edhe Inter dështoi në duel me Dinamo Kyiev, pasi ky takim përfundoi me rezultat të barabartë, 2:2, ndonëse Inter luajti në shtëpi. Golat për Interin i realizuan Stankoviç (35) dhe Samuel (47). Kurse golat për Dinamo Kyiev i realizuan Mikhalik (5) dhe Lucio shënoi autogol (40).

Në Grupin G, Rangers pësoi disfatë të thellë në stadiumin e vet nga Unirea, me rezultat 1:4. Por, edhe Stuttgart humbi në shtëpi nga Sevilla me rezultat 1:3.

Kurse, në Grupin H, Arsenali nuk ka mundur të fitoj më shumë sesa një pikë si mysafir i AZ Alkmaarit, pasi ky takim përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.

Ndërkaq, në këtë grup Olympiakos e mposhti Standard Liege me rezultat, 2:1.

Grupi E
Debrecen Fiorentina 3:4
Liverpool Lyon 1:2

Tabela
1.Lyon 3 9 pikë
2.Fiorentina 3 6
3.Liverpool 3 3
4.Debreceni 3 0

Grupi F
Barcelona Rubin Kazan 1:2
Inter Dynamo K. 2:2

Tabela
1.Barcelona 3 4
2.Dinamo K. 3 4
3.Rubin 3 4
4.Inter 3 3

Grupi G
Rangers Unirea 1:4
Stuttgart Sevilla 1:3

Tabela
1.Sevilla 3 9
2.Unirea U. 3 4
3.Stuttgart 3 2
4.Rangers 3 1

Grupi H
AZ Alkmaar Arsenal 1:1
Olympiakos Standard Liege 2:1

Tabela
1.Arsenal 3 7
2.Olympiakos 3 6
3.Alkmaar 3 2
4.Standard L. 3 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›