E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për qumësht, 280 mil. euro

Për disa ditë rresht, fermerët nga Belgjika, Gjermania dhe Franca në shenjë pakënaqësie nëpër rrugë ka derdhur miliona litra qumësht. Kjo protestë nuk ishte e kotë, pasi që ata ka gjasë të përfitojnë ndihmë konkrete.

Komisarja evropiane për bujqësi, Mariann Fischer Boel, ka kumtuar lajmin e mirë për ta. Nga buxheti për bujqësi janë ndarë 280 milionë euro që në mot të ndihmohen prodhuesit e qumështit. "Sot kemi zbrazur xhepat dhe fermerëve ua kemi dhënë 280 milionë euro. A mjafton kjo, ka pyetur komisarja.

Sipas radios Deutsche Welle, ajo është shprehur e kënaqur se ka bërë maksimumin dhe se kanë nisur të rriten çmimet e produkteve. "I kuptoj fermerët që nuk mund të fitojnë shumë dhe çdo ditë kanë shpenzime të mëdha, thotë Fischer Boel.

Ministrja gjermane për Bujqësi, Ilse Aigner, edhe më tutje është skeptike. Ajo më me dëshirë paratë do ti shpenzonte për blerjen e qumështit, i cili do tiu servirej nxënësve. Kjo do të ndihmonte funksionalizimin e tregut dhe rritjen e konsumit.

Nga 27 vende anëtare të BE-së, 21 prej tyre javën e kaluar kanë kërkuar ndihmë urgjente. BE-ja tash shpreson se do të ndërpriten protestat e fermerëve. Por, sipas Komisionit Evropian, problemi themelor mbetet i pazgjidhur: Në Evropë prodhohet më shumë qumësht sesa që ka nevojë për konsum. Kjo është situatë e rëndë për ekonomitë e vogla.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›