Rama: Nuk mund të bëhen zgjedhje në këto kushte
Nuk mund te behen zgjedhje ne keto kushte. Me anë të këtij mesazhi, kreu i PS Edi Rama, reagoi pas demostratës së mbajtur në 4 qytete të vendit.
“Zgjedhjet e parakohshme janë një zgjidhje e plotë në rrugën e trajtimin e plotë të një krize të cilën e paguajnë qytetarët e një vendi për shkak të lirive të drejtave themelore për shkak të rrënjosjes së administratës publike e cila nuk është më”.
Më tej, kreu i opozitës theksoi se në këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhje.
“Nuk mund të behen zgjedhje, duhet të kriojohen kushte. Në kushtet ku jo vetëm hallkat e procesit elektoral kanë dëshmuar qarqe të mangëta të cilat pengojnë procesin zgjedhor” tha Rama.
Në këtë situatë s’kemi pse presim që miqtë dhe partnerët tanë të na thonë të mbajmë zgjedhje të parakohshme. Ata kanë 20 vjet që asistojnë Shqipërinë, nuk kanë për detyrë të bëjnë opozitën dhe në një proces që po kalon Shqipëria ata po bëjnë më të mirën për të lehtësuar rrugën ku palët duhet të ecin për të kërkuar zgjidhjen”, ka shtuar Rama.