E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamas: Jo zgjedhje të parakohshme

Gaza - Dështimim i dialogut midis Hamas dhe rivalit të saj, Fatah, nuk do të thotë se do të ketë zgjedhje të përgjithshme në vend. Kështu ka deklaruar Hamas duke hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve. Një zëdhënës i Hamas, ka deklaruar për AFP-në se ata nuk pranojnë në asnjë mënyrë zgjedhjet e parakohshme të propozuara nga presidenti Mahmud Abas. Hamas e vlerëson këtë si të paligjshme dhe antikushtetuese. Sipas zëshënësit të hamasit, Mahmoud Abas kërkon thjesht të zgjasë mandatin e tij për të qëndruar president dhe të vazhdojë negociatat me Izraelin.

Data e mbarimit të mandatit të Abasit është në thelb të një debati mes Fatahut dhe Hamasit, që ka konfirmuar tashmë se nuk do ta njohë si president pas 8 janarit. Kushtetuta e Autoritetit Palestinez, e përmendur nga Hamasi e fikson në katër vjet mandatin e presidentit të Autoritetit Palestinez. Abas është zgjedhur më 8 janar 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›