E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina kundërshton raportin e OKB-së mbi torturat

Pekin - Është për të ardhur keq që disa anëtarë të komitetit me paragjykime ndaj Kinës kanë përdorur informacione krejtësisht të sajuara. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Qin Gang duke reaguar ndaj nja raporti të Komitetit të OKB-së antitorturë, që kritikon sidomos përdorimin "e zakonshëm të torturës" në Kinë. Sipas Gang, "Ata kanë futur në raport shumë shpifje, informacione false, kanë treguar pabesi dhe njëanshmëri dhe ne shprehim kundërshtimin tonë të prerë".

Komiteti i OKB-së kundër torturës i mbledhur në Gjenevë u shpreh javën e kaluar se "ndihej i shqetësuar për shkak të thënieve të shumta, të konfirmuara nga shumë burime të ligjshme kineze, për përdorimin e gjerë dhe në mënyrë rutinë të torturës dhe të keqtrajtimeve".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›