Hamburg e Eintracht pas Bunjakut

Kur ka mbetur edhe një xhiro pa përfunduar kampionati i sivjetmë në Bundesliga 1 gjermane, ka filluar edhe interesimi i skuadrave për sulmuesin kosovar Albert Bunjaku. Sipas të përditshmes italiane, tuttomercatoëeb.com, përfaqësuesi zviceran ka përfunduar në shënjestër të dy skuadrave gjermane, Hamburg dhe Eintracht Frankfurt.
Sulmuesi i Nurnberg, që këtë sezon ka realizuar 12 gola, në debutimin e tij në elitën e futbollit gjerman, i pëlqen mjaft ekipit të presidentit Bernd Hoffmann, i cili është në tentim të ngritjes, pas një sezoni të luhatshëm.
Bunjaku ndiqet edhe nga Eintracht, por Hamburg duket zgjedhja e preferuar e futbollistit 26 vjeç. Më parë, për Bunjakun, i cili ishte transferuar tek Nurnberg vitin e kaluar nga Erfurt, interesim kishte shfaqur edhe Stuttgart.
Gjilanasi pati një sezon të shkëlqyeshëm me Nurnberg, me çka u shpërblye edhe me ftesë në përfaqësuesen zvicerane, ndërsa ëndërron edhe Botërorin Afrika e Jugut 2010.