E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Inter mbetet në krye

Në ndeshjen që dukej si më e vështira në letër për Interin, Lazio nuk bën asnjë rezistencë dhe zikaltrit shënojnë dy gola, që e cojnë të sigurtë drejt titullit kampion. Pasi mposhtën në mesjavë Barcelonën, duke prekur finalen e Madridit në Champions, skuadra e Jose Mourinhos ruan kryesimin e kampionatit me golat e shënuar nga Samuel dhe Tiago Motta. Tani për zikaltrit mbeten edhe dy takime për tu fituar, kundër Chievos në San Siro dhe Sienës në transfertë.

Ky rezultat e mban Inter në luftë për një sukses të trefishtë të paprecedent, Kupën e Italisë, kampionat dhe Champions. Fitorja 2-0 është festuar nga të dy tifozeritë. Edhe pse kjo humbje nuk i siguron qendrimin në Serinë A Lazios kur mbeten edhe dy ndeshje deri në fund, tifozët bardhekaltër janë tepër të kënaqur që ndihmuan në zbritjen e Romës në vendin e dytë. Ndërkohë, për Juventus Liga e Kampioneve sezonin e ardhshëm mbetet e paarritshme. Bardhezinjtë nuk kanë mundur të shpëtojnë sezonin e tyre të tmerrshëm, pasi janë ndalur 1-1 në transfertën e Catanias.

Dy herë kampionët e Europës, klubi më i suksesshëm i Serisë A, i mbetet vetëm të luftojë për një vend në Europa Ligë. Bardhezinjtë pozicionohen në vendin e 7 dhe bashkë me Napolin do të luajnë në kompeticionin më pak të rëndësishëm të Europës, sepse diferenca me Sampdorian e vendit të katërt është 8 pikë.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›