E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuranyi largohet nga Schalke

Menaxheri i Kevin Kuranyit ka pranuar se sulmuesi do të largohet nga Schalke në fund të sezonit. “Ai do të largohet, sigurisht. Kevin vendos për gjithçka, por nuk mund të paramendoj se do të mbetet në Schalke”, tha Roger Wittmann.

Kuranyi do të jetë futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me Schalken skadon pas disa javëve. Ai spekulohet se kërkohet nga klubet angleze Manchester City dhe Sunderland, por edhe nga gjigantët turq, Fenerbahce dhe Besiktas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›