E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamburgu blen gjigantin Silva

Hamburgu bleu mbrojtësin gjigant brazilian Aleks Silva (1.92m), fitues i medaljes së bronztë olimpike në "Pekin 2008". 23-vjecari është blerë 6.2 milionë euro, ndërkohë që menaxheri i tij, Marsel Figer, ka mbajtur 50 për qind të kartonit në rast të një shitje të mëtejshme të lojtarit.
"Unë do të transferohem në një klub të shkëlqyer në Gjermani. Unë dua të shkoj në Europë, të qëndroj atje dhe të shkruaj historinë", - tha mbrojtësi brazilian i Sao Paolos për Radio "Globo". Lojtari është thirrur edhe për ndeshjen e Brazilit kundër Bolivisë për kualifikueset e Botërorit 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›