101 milionë për Kaka!

Gazeta britanike "Daily Mail" bëri të ditur se Celsi është gati të vendosë në tavolinë 101 milion euro për të marrë shërbimet e brazilianit Kaka të Milanit. Telenovela "Kaka" po bëhet gjithnjë edhe më intriguese, teksa edhe klubi anglez i miliarderit Roman Abramovic, ka përgatitur një kontratë prej 250 mijë eurosh në javë.