Ronaldo te Mançester Siti?

Ylli brazilian i papunë, braziliani Ronaldo, mund të veshë fanellën e Mancester Sitit në Premier Ligë. Lajmi jepet nga "Daily Telegraph". Tre herë kampioni i botës është pa ekip, qysh pas mbarimit të kontratës me Milanin.
"Ne jemi vetëm në pritje të lajmit, që Ronaldo përsëri është 100 për qind i shëndetshëm nga problemi me gjurin", - tha drejtori i përgjithshëm i Sitit, Geri Kuk.
"Unë dua të ndryshoj kulturën në këtë klube klubit. Tani ne kemi mundësi të rritemi më shpejt se Mancester Junajted, për këtë ne kemi nevojë për një superyll" – theksoi Kuk.
31-vjecari Ronaldo u dëmtuar në muajin shkurt në gjurin e majtë dhe është duke punuar fort për t'u rikuperuar. "Ronaldo është në një rrugë fantastike", - tha agjenti i tij Fabiano Farah, në lidhje me shëndetin e "Fenomenit". "Ai e ka marrë veten nga dëmtimi dhe tani po punon për të kapur formën".