Shakhtari mund pastër Marsejën e Lorik Canës (video)
Donetsk - Ukrainasit e Shakhtarit arritën të marrin një fitore të pastër 2-0 përballë francezëve të Marsejës për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës Uefa. Me këtë rezultat skuadra ukrainase hedh një hap drejt gjysmëfinaleve të këtij evenimenti, pasi Marsejës së Lorik Canës i duhet të shënojë tre gola pas një javë për të vazhduar më tej.
Goli i parë u shënua nga Hubschman në minutën e 39-të pas një rrëmuje në zonë. Rezultati u dyfishua 10 minuta përpara përfundimit të takimit nga Ishçenko pas një kombinimi të bukur në zonën e Marsejës.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Francë. Më poshtë ju ftojmë të ndiqni në video golat e shënuar nga Shakhtari.