Hamburgu lë gojëhapur Gallatasarajin në Stamboll
Stamboll - Çifti Gallatasaraj-Hamburg ka dhuruar emocione të paimagjinueshme në përballjen e dytë për 1/8-at e Kupës Uefa. Gjermanët arritën të fitonin 3-2 në transfertën e vështirë turke, duke lënë gojëhapur me mijëra tifozë të pranishëm në stadiumin “Ali Samijen”. Ndeshja e parë në Gjermani pati përfunduar në barazim 1-1, rezultat që i jep të drejtën Hamburgut të vazhdojë më tej në çerekfinalen e Kupes Uefa.
Turqit arrijnë të shënojnë të parët dy gola, avantazh të cilin nuk arritën dot ta mbanin deri në fundin e lojes. Barosh fiton një 11-metërsh në minutën e 42-të të takimit. Penalltinë e kthen në gol Kjuell me një gjuajtje të fortë. Në fillimin e pjesës së dytë është përsëri Milan Barosh që shënon vetë këtë herë, pas një aksioni me të vërtetë perfekt.
Në minutën e 57-të Hamburgu shkurton rezultatin me anë të Guerreros. Argjentinasi arrin të barazojë në minutën e 60-të, duke shtangur skuadrën kundërshtare dhe tifozët vendas. Në minutat e mbetura zhvillohet një luftë e vërtetë sportive. Në fundin e kohës së rregullt Ivica Oliç i jep grushtin e fundit turqve, duke shënuar golin e tretë, dhe të fitores.
Me këtë fitore Hamburgu i jep kënaqësinë dhe të drejtën vetes të vazhdojë më tej për në çerekfinalen e Kupës Uefa. Gallatasaraji duhet të luftojë fort në kampionatin vendas për të zënë një vend të denjë, i cili mund t’i japë të drejtën të garojë në Europë vitin e ardhshëm.