E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Siti kualifikohet nga gjuajtjet e 11-metërshit

Mançester Siti arriti të kualifikohet në përballjen me Alborgun për në çerekfinalet e Kupës Uefa falë 11-metërshave. Alborgu arriti të fitonte mbrëmë në kohën e rregullt 2-0, rezultat të cilin e pati arritur edhe Mnçesteri në ndeshjen e parë.

Alborgu arriti të shënonte dy herë në portën e anglezëve vetëm në 5 minutat e fundit të takimit. Luten Shelton shënon golin e parë në minutën e 85-të. Në minutën e parë shtesë të akorduar nga gjyqtari i katërt, Mikael Jakobson shënon golin e dytë për Alborgun duke e çuar takimin në shtesë.

Në minutat shtesë skuadrat nuk arritën dot të shënon një gol që do t’i jepte të drejtën për kualifikim. Në gjuajtjet e 11-metërshave Mançester Siti tregohet më i saktë, duke shënuar 4 gola kundrejt 3 golave të shënuar nga Alborgu. Mançesteri do të presë sot kundërshtarin e radhës për çerekfinalen e Kupës Uefa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›