E Hënë, 2 Nëntor 2026

Të rinj që votojnë për herë të parë, emocione dhe entuziazëm. Probleme me votimin elektronik për moshën e tretë

Në të gjithë vendin janë mbi 110 mijë të rinj që votojnë për herë të parë.

RTSH solli rastin e një 18-vjeçareje nga Tirana, e cila e konsideron këtë ditë shumë të rëndësishme. Ajo shprehu emocionet e para si votuese e re dhe theksoi rëndësinë që ka vota e saj.

Për herë të parë, por jo fizikisht, por nëpërmjet teknologjisë votuan edhe të moshuarit. Votimi elektronik për ta ishte pak i ndërlikuar, por u finalizua me sukses.

Qytetarët vlerësuan se, ndryshe nga pritshmëria, fleta e votimit ishte më e qartë për të shprehur zgjedhjen e tyre.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›