Hamburgu zgjodhi trajnerin Veh

Hamburgu e ka gjetur zëvendësuesin e Bruno Labbadia. Bëhet fjalë për ish trajnerin e Wolfsburg e Stuttgart, Armin Veh. Trajneri gjerman ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, ndërsa do të prezantohet zyrtarisht të mërkurën.
49 vjeçari e kishte nisur karrierën e tij si trajner me ekipin Augsburg, ndërsa ka punuar edhe në klubet Greuther Furth, Reutlingen e Hansa Rostock. Veh ishte i papunë nga muaji janar, kur ishte shkarkuar nga Wolfsburg. Hamburg e ka mbyllur sezonin e fundit në pozitën e shtatë në Bundesligën gjermane.