E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tigana, trajner i ri i Bordeaux

Tashmë është zyrtare: Jean Tigana është emëruar trajner i ri i Bordeaux. Ish trajneri i Fulham, Besiktas, Lyon e Monaco, është prezantuar të martën në qendrën sportive Haillan, të klubit të ri.

Legjenda e futbollit francez do ta zëvendësojë trajnerin e deritashëm, Laurent Blanc, i cili ditë më parë dha dorëheqje, për t’iu bashkuar Kombëtares së Francës.

Bordeaux shpreson se Tigana do ta shfaq formulën e tij, me të cilën ia doli që në vitin 1997 ta fitonte titullin e kampionit të Francës me Monacon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›