Hamdi Salihi, ne forme para Maltes
Sulmuesi i Riedit, Hamdi Salihi shenoi nje nga dy golat per ekipin e tij, ne miqesoren e djeshme, ndaj Hajdukut te Splitit. Riedi ndodhet ne Turqi, ku po zhvillon nje faze pergatitore te dimrit. Ne miqesoren e djeshme fitoi 2-1 perballe ekipit kroat. Sulmuesi i kombetares sone shenoi golin e pare te ndeshjes, duke treguar se po kalon nje forme te mire sportive, ne vigjilje te ndeshjes se kombetares. Hamdi Salihi pritet te jete titullar ne radhet e perfaqesueses, ne sfiden me Malten. Sulmuesi i Riedit po kalon nje forme te mire per momentin. Gjate pjeses se pare te sezonit, Salihi pesoni nje demtim qe i kushtoi edhe vendin ne formacionin baze. I njohur si nje nder golashenuesit me te mire shqiptare, Salihi me kombetaren nuk ka realizuar me teper se nje gol. Shpresohet se forma e mire e sulmuesit, do te ndikoje ne ndeshjen e radhes qe ai te zhbllokohet edhe ne sulmin e perfaqesues sone. Ne ndeshjet kualifikuese per Kupen e Botes "Afrika e Jugut 2010", Hamdi Salihi eshte aktivizuar ne sfiden e pare me Suedine, kur Shqiperia arriti nje barazim pa gola 0-0, ne Tirane.