E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkumbini, nje "shuplake" Vllaznise

Dy humbje, ne dy ndeshjet e fundit per Vllaznine. Pas disfates qe pesoi ne "Loro Borici", ne ndeshjen mbyllese te vitit 2008, me humbjen qe i shkaktoi Dinamo, Vllaznia mundet serish, kete radhe ne Peqin nga Shkumbini. Me dy humbje radhazi, pozitat e ekipit kryesues jane lekundur ndjeshem, por edhe te trajnerit, Agim Canaj. Kuqeblute rrezikojne kreun e klasifikimit, me ecurine e fundit. Stabiliteti qe kishte arritur loja dhe rezultatet e Vllaznise, kane pesuar nje tronditje te habitshme, pasi shkodranet zhvilluan edhe nje merkato aktive. Sulmi i Vllaznise nuk ka qene ne lartesine e duhur, ne nje kohe kur vendasit jane perpjekur te mbrojne rezultatin pas shenimit te golit me ane te Mudragic, nje prej lojtareve te huaj te peqinasve. Vllaznia, pas dy rezultateve te fundit mund te mos jete me ne krye te Kategorise Superiore. Kuqeblute, i rrembyen pak jave me pare kreun e klasifikimit Tiranes. Ndeshjet direkte te fazes se dyte, do te jene percaktuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›