Zhgenjen Vllaznia, Partizani nuk dorezohet
Aranit Muraci
Pjesa e dyte e Kategorise Superiore ka nisur me surpriza. Partizani arrin nje fitore te madhe ne Ballsh, ndonese minimalisht, perballe nje kundershtari te drejtperdrejte, ne fund te klasifikimit. Te kuqte e Shpetim Duros, shenuan shume shpejt te vetmin gol me ane te Marius Ngjeles. Goli mbeti ne fuqi deri ne fund te ndeshjes, duke i dhene tre pike te vlefshme kryeqytetasve. Me kete fitore shpresat e Partizanit, per te mos rene ne nje kategori me poshte, do te jene me te medha ne vijim te kampionatit. Te kuqte, duke qene se jane ekipi me mbeshtetjen me te madhe te tifozeve ne Shqiperi, kane gjetur perkrahjen dhe mbeshtetjen e tyre financiare. Pas organizimit te tifozeve, te cilet hapen madje edhe nje llogari bankare per te ndihmuar lojtaret qe te qendrojne dhe te mbajne ekipin ne Superiore, erdhi reagimi i pare pozitiv. Ekipi i Partizanit, ne ndeshjen e pare te vitit arriti fitoren e trete ne kampionat. Ne pjesen e dyte te ndeshjes, pas pesimit te golit Bylisi i drejtuar nga Hysen Dedja kerkoi golin e barazimit, por Partizani u rreshtua me forca te shumta sulmuese, duke mos lejuar pesimin e golit. Rezultateve surprize i eshte shtuar edhe humbja e Teutes, ne "Niko Dovana". Elbasani udhetoi drejt Durresit, nen perkrahjen e nje numri te madh te tifozeve. Miqte e nisen vrullshem ndeshjen dhe e gjeten fitoren ne pjesen e pare. Elbasani shenoi golin e pare me ane te Rrahman Hallacit dhe dyfishoi shifrat Eleandro Pema. Dy autoret e golave te Elbasanit, ne ndeshjen e djeshme jane pjese e merkatos se dimrit. Pas afrimit te disa lojtareve dhe forcimit te ekipit, tifozet e Elbasanit ishin te shumte ne Durres, ku nuk munguan edhe parullat, ne mbeshtetje te presidentit, Arben Laze. Trajneri i Elbasanit, pa perfunduar pjesa e pare e ndeshjes kreu nje zevendesim te detyruar duke larguar sulmuesin, Skerdi Bejzade. "Arusha" eshte larguar i demtuar, duke i lene vendin Stojkut. Te besuarit e Joses, pas dy golave u perpoqen te mbronin rezultatin ne pjesen e dyte. Teuta e Staroves shkurtoi diferencen, me ane te Hysit. Ne 30 minutat e fundit perpjekjet e "djemve te detit" nuk ndryshuan rezultatin. Ne Vlore, Apolonia realizoi surprizen tjeter, duke mundur vendasit 2-0. Dy lojtare te huaj te Apolonise shenuan nga nje gol per ekipin e tyre. Me kete fitore Apolonia eshte ngjirur, duke iu afruar ekipit, te cilin e mundi paster. Besa qe pretendon nje vend ne Evrope, nuk shkoi me teper se nje barazim pa gola me Lushnjen, ne Kavaje. Trajneri Ilir Daja ka mbetur i zhgenjyer me paraqitjen e sulmit te ekipit te tij, qe ishte ne nje dite te erret ndaj Lushnjes. "Lagunaret", nen drejtimin e trajnerit te ri, Ilir Gjyla siguruan nje pike me shume rendesi, duke e bere edhe me interesant garen ne fund, mes ekipeve qe rrezikojne renien ne nje kategori me poshte.
Java e pare e 2009, java e surprizave
Java e pare e pjeses se dyte te kampionatit, si rralle ndonjehere tjeter solli surpriza, ne cdo stadium te vendit. Nga ekipet vendase fitoi vetem Shkumbini, qe nuk pritej te triumfonte ndaj Vllaznise se Shkodres. Nderkohe, per ekipet e tjera udhetuese humbja dukej me e lehte, por pothuajse te gjitha ia kane dale mbane, duke arritur rezultate pozitive. Pas rezultateve ne ndeshjet e djeshme, kampionati eshte bere edhe me interesant.
Goditja
Alikaj eshte bashkuar ne diten e fundit te merkatos me ekipin e Partizanit. Enkel Alikaj, ish-lojtari i Beses eshte zyrtarisht nje perforcim i rendesishem i te kuqve. Pas largimit te Elis Bakaj, Partizani gjen zevendesuesin..
2 fitore
radhazi ka shenuar Partizani ne kampionat, ashtu sikurse Vllaznia ne anen e kundert ka pesuar dy humbje radhazi. Pas ketyre rezultateve, gara ne fund dhe ne krye te renditjes, eshte bere me e forte se me pare.