Hamdi Salihi, shfaqet pista Bursaspor

Hamdi Salihi, sulmuesi i SV Ried në Austri dhe i Kombëtares shqiptare, mund të transferohet në Turqi te Bursaspori. Skuadra turke, sipas asaj që raporton “Sport Ekspres”, mund të derdhë 300 mijë euro në arkat e Ried. Fillimisht lajmi ishte publikuar në një nga gazetat më të mëdha turke “Hurriet”. Hamdi Salihi ka luajtur më parë edhe me Panionos në Greqi. Në Turqi aktulisht luajnë edhe tre futbollistë të tjerë shkodranë, Admir Teli, Gilman Lika dhe Xhevair Sukaj, që mbrojnë ngjyrat e Haccetepe, por një të kaluar turke te Kayserispor ka dhe Vioresin Sinani.
E Marte, 16 Dhjetor 2008