Dinamo kërkon Vrapin e Fagun

Dinamo, kampionia në fuqi, por aktualisht në vendin e katërt pas 15 javëve është në pritje të hapjes së merkatos dimërore. Pas blerjes së Elis Bakajt, dy janë emrat që po përfliten si objektivi i madh i bluve dhe të dy janë futbollistë aktualë të Elbasanit: Erbim Fagu dhe Endri Vrapi. Si për ironi të dy shënuan për verdheblutë në barazimin 2-2 me Dinamon. Trajneri Dalic nga ana e tij kërkon edhe një sulmues me karakteristikat e Pero Pejicit, parë dhe faktin se Frane Petricevic mund të konsiderohet një dështim i plotë. Diop dhe Sina, të cilët u dëmtuan në ndeshjen me Elbasanin priten të jenë në ndeshjen e Kupës kundër Skënderbeut.
E Marte, 16 Dhjetor 2008