Hamilton flet qarte: Dua te fitoj shume

Piloti britanik i skuderise McLaren ka deklaruar se nuk i trembet presionit dhe ne vitin 2009 mund te garoje edhe me mire. “E ndiej ende presionin mbi vete por jam ne gjendje ta kontrolloj dhe ta perdor ne avantazhin tim”, eshte shprehur britaniku. Ne vijim te deklarates, Hamilton ka theksuar se motivimi nuk i mungon.
“Nuk keni pare ende asgje nga ato qe di dhe dua te bej. Kam fituar boterorin por pjesa me e bukur ende nuk ka ardhur. Mund te jem ne forme me te mire dhe te bej me pak gabime. Kam analizuar gjithcka ndodhi gjate sezonit 2008, si pjeset pozitive ashtu edhe gjerat negative. Po shijoj te tashmen por shikoj ne te ardhmen me qellime te qarta”, perfundon kampioni i botes ne Formula 1.
Ky mesazh duket se ka qellim paralajmerimin e skuderise Ferrari me dyshen Massa-Raikkonen, te cilet gjate sezonit te fundit, nuk munden t’i benin balle furise se britanikut, i cili u shpall kampion bote vetemne garen e fundit, ate te Brazilit.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code