Hamilton pret makinën konkuruese

Hamilton ka fituar të paktën një çmim të madh të Formula 1 çdo vit që nga debutimi i tij në 2007. Kjo tregon se pavarësisht nga talenti i tij, ai ka pasur gjithmonë një makinë të aftë gjatë karrierës së tij profesionale. Mercedes Ë13 nuk është shfaqur ende si i tillë, pavarësisht se ka qenë në podium dy herë në vitin 2022, me Leëis në Bahrein dhe Russell në Australi. Ferrari është i paarritshëm, Red Bull është dukshëm superior por makina nuk i bind inxhinierët apo pilotët e saj.
A e sheh Hamilton veten të aftë për të luftuar për titullin e tetë këtë sezon? “Preferoj të jem optimist, – ka thënë piloti britanik. – Kanë mbetur edhe 20 gara dhe nëse jeni realistë, duke parë sesi funksionon ky sport dhe si zhvillohen të gjithë, skuadrat e mira përparojnë me të njëjtin ritëm. Nuk e di a do të ndodhë edhe me makinat tona, por shpresoj që së shpejti të arrijmë të hyjmë në konkurrencë. Disavantazhi është mjaft i madh tani, por unë mendoj se ka ende shumë gara për t’u bërë”.
Megjithë këtë situatë pas tre garave të para të botërorit të Formula 1, 37-vjeçari anglez vazhdon të jetë i pranishëm në fabrikën e Mercedesit. “Do të ketë shumë telefonata, shumë punë, duhen përmirësime, duhet ta bëjnë të gjithë, nuk do të lëmë asgjë pas dhe ju sigurojmë se shumë shpejt do të jemi midis konkurrentëve. Po punohet fort që të arrihet performanca e lartë. Dhe këtë duhet ta tregojmë tani, që në garën e ardhshme. Unë jam i bindur se do ta arrijmë” – ka thënë Hamilton. Ndërsa Toto Ëolff, drejtor i Mercedes, u largua nga Australia duke pranuar se ata po ecin me ritmin e gabuar.
“Ka një problem në makinë, ose më mirë disa dhe ne nuk e kemi gjetur ende” – thotë ai. Drejtuesi austriak ende i jep Mercedesit një shans prej 40% për të luftuar për Kupën e Botës. E këtë do ta tregojnë që në Ímola, me përmirësimet që janë duke u bërë. “Zgjidhja e problemit nuk do të jetë menjëherë një sekondë mrekullie. Por do të shihen përmirësime të vogla. Horizonti im nuk është një garë apo një vit, por dhjetë vite. Dua të kthej kokën pas dhe të shoh një ekip konkurrues, do të ketë vite më të vështira dhe ky, pa dyshim, është një prej tyre” – ka thënë Ëolf.