Vitali Klitschko, mesazh rusëve dhe bjellorusëve

Ish kampioni i peshave të rënda, Vitali Klitschko premton një grusht të fortë ndaj pushtuesve të Urakinës. Në një mesazh të ashpër të publikuar në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Kievit nuk zgjedh diplomacinë, madje premton përplasje të egër deri në fund me rusët dhe bjellorusët.
“Ju drejtohem atyre që janë të shqetësuar, rusëve dhe sigurisht, bjellorusëve. Nëse vazhdoni të shkoni në punë dhe të ndihmoni revoltën e ushtrive tuaja, ju i ndihmoni ata për të na sulmuar ne me raketa, të na vrasin ne, vëllezërit dhe motrat tuaj, siç ju pëlqen të na quani shpesh herë. Ju jeni vëllezër dhe motra model. Ju falënderoj nga zemra! Ju lutem, qëndroni në shtëpi, kaloni më shumë kohë me familjet tuaja, miqtë, fëmijet dhe nipërit e mbesat”.
“Ne, ukrainasit nuk mund ta bëjmë dot një gjë të tillë sepse po na vrisni duke na bombarduar. Po merrni jetët tona. Qëndroni në shtëpi! Mos dilni nëse keni frike se do t’ju gjejnë. Rini në shtëpi, mos shkoni në punë, qëndroni në shtëpi për të treguar mbështetjen tuaj dhe për të dënuar luftën. Faleminderit!”
Mesazh i qartë nga numri 1 i qytetit ku janë përqëndruar forcat më të mëdha ushtarake të Rusisë. Vitani kërkon që njerëzit në Moskë dhe Minsk të refuzojnë qeveritë e tyre dhe vendimet e cmendura që po marrin gjatë ditëve të fundit.