Hamiltoni "zgjedh" rivalët
Sipas 25-vjeçarit, kundërshtari kryesor është Fernando Alonso. “Është një pilot fantastik dhe ka në dispozicion një makinë shumë të mirë. Do jetë rivali më i vështirë dhe një nga pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion”, u shpreh Hamilton për të përditshmen sportive spanjolle “Marca”.
Por për britanikun nuk duhen përjashtuar as Mikael Shumaker dhe Xhenson Baton. Listës së “armiqve” të pilotit britanik i shtohet edhe emri i Sebastian Vetel, i cili sipas Hamiltonit, nuk duhet nënvlerësuar (gjermani u rendit i dyti në sezonin e kaluar).