Instituti i Vjenës: Viti 2010 i vështirë për Ballkanin
Organizmi i specializuar në analizat ekonomike ka publikuar dy ditë më parë një raport, ku thuhet se rritja e ekonomisë për Shqipërinë këtë vit do të jetë vetëm 1 për qind.
Raporti i Institutit të Vjenës bazohet mbi të dhënat e dy muajve të parë të vitit 2010. Sipas raportit, ky vit do të sjellë edhe rritje të papunësisë, e cila do të arrijë deri në 15 për qind, shifër e përfolur edhe më parë jozyrtarisht nga ekspertët e Bankës Botërore.
Ndërkohë, vendet e rajonit do të përballen me një situatë akoma më të trishtë. Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia, do ta kenë rritjen ekonomike negative, -1 për qind. Ndërsa Maqedonia këtë vit do të jetë në stanjacion, rritje ekonomike me 0 për qind.
Instituti i Vjenës vë në dukje se Shqipëria vitin e kaluar ishte vendi me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë, e cila përllogaritet 3-4 për qind.