E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Plani 6 pikesh nuk do ndryshoje

Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se plani 6 pikesh per vendosjen e misionit EULEX ne Kosove nuk do te ndryshoje.

Shefi i diplomacise serbe ka rikonfirmuar qendrimin e Beogradit, se EULEX eshte i pranueshem vetem nese eshte neutral dhe nese nuk zbaton planin e Ahtisarit.

“Serbise i jane dhene garanci se plani i Kombeve te Bashkuara nuk do te ndryshohet. Zyrtaret serbe kane deklaruar se do ta pranojne vendosjen e EULEX nese ai do te miratohet nga OKB, nese do te jete neutral dhe nese nuk do te zbatoje pakon e Ahtisarit”, ka pohuar Jeremic.

Por plani 6 pikesh i sekretarit te pergjithshem te OKB Ban Ki Moon vazhdon te refuzohet nga Prishtina zyrtare.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›