E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamnei: Irani nuk synon armatim bërthamor

Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei, ka deklaruar se vendi i tij kurrë nuk do të tërhiqet nga zhvillimi i energjisë atomike, por Teherani asnjëherë nuk ka synuar prodhimin e armatimit atomik.

Duke folur sot në hapje të samitit të të paikunadruarve në Teheran, Hamnei tha se “motoja jonë është energjia bërthamore për të gjithë”.

Në këtë samit po marrin pjesë afro 30 shefa të shteteve dhe të qeverive, përfshirë edhe presidentin e Egjiptit, Mohamed Morsi, dhe atë afgan, Hamid Karzai.

Në këtë samit të vendeve, që veten e konsiderojnë se nuk janë pjesë e blloqeve kryesore, po merr pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›