Ban Ki Mun: Kritika Iranit për Holokaust

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i ka kritikuar liderët iranianë për atë që ai i ka përshkruar si komente “mizore” me të cilat hedhet poshtë Holokausti dhe e drejta e Izraelit për të ekzistuar.
Këto komente ai i bëri sot në Teheran në samitin e të painkuadruarve.
Gjithashtu, ai theksoi se e hedhë poshtë çfarëdo kërcënimi ndaj një anëtari të Kombeve të Bashkuara për ta shkatërruar një tjetër.
Ban Ki-Mun tha se mosnjohja e së drejtës së një anëtari të Kombeve të Bashkuara për të ekzistuar, ose për ta përshkruar atë me fjalë raciste, është “krejtësisht e gabueshme”.
Zyrtari i lartë i OKB-së ka kërkuar nga Irani që të respektoj rezolutat e Kombeve të Bashkuara, me të cilat kërkohet ndalja e aktiviteteve atomike të pasurimit të uraniumit, duke tërhequr vërejtjen se tensionet ndërkombëtare lidhur me këtë çështje rrezikojnë të përkeqësohen në luftë.