E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, politikanët, fushatë në facebook dhe twitter

Kohët e fundit janë shtuar aktivitetet e partive politike në Maqedoni jo nëpërmjet aktiviteteve direkte me elektoratin, por fushata nëpërmjet internetit nga zyrat partiake.

Një numër i madh i partive politike nxisin dhe vazhdimisht aktivizojnë aktivistët e tyre kujdestarë që të propagandojnë në internet, sidomos në rrjetet sociale facebook dhe twitter.

Me këtë luftë sa shumë të zëshme janë përfshirë edhe krerë të lartë partiak por edhe liderë, të cilët e masin veten e tyre dhe internetin e shohin si barometër për të parë rejtingun e partive të tyre.

Publikimi i deklaratave, lajmeve dhe informacioneve të paverifikuara vazhdojnë të dominojnë në faqet e ndryshme të internetit, sidomos nëpër forume të ndryshme apo faqe ku ka debate.

Agjencitë e marketingut vlerësojnë se një numër i madh i subjekteve politike e shikojnë si mundësi për të bërë propagandë nëpërmjet internetit, si një hapësirë e re e propagandimit dhe komunikimit masiv.

Politika dita ditës është fokusuar me të madhe në internet dhe ky trend ndiqet gati nga të gjitha partitë politike në Maqedoni. Gati të gjitha ato kanë faqet e tyre të internetit, mirëpo ato duken më shumë si stoli dekorative se sa një mjet efikas komunikimi.

Edhe shumica e liderëve politik me imazhin e tyre populist, sesa intelektual kanë probleme me hapjen e kompjuterit. Janë disa prej liderëve politik që komunikojnë nga distanca me elektoratin e tyre apo edhe me mediat, duke anashkaluar konferencat e drejtpërdrejta "live" apo edhe fushatat aktive në terren.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›