Hamshik nuk "dashuron" parate, por Napolin
Sllovaku Marek Hamshik eshte kthyer ne nje nga lojtaret me te dashur per tifozerine e Napolit dhe per kete arsye ai heziton qe te braktise qytetin italian per nje skuader tjeter. "Do ndjek zemren dhe nuk do shikoj xhepat apo karrieren. Shpresoj te rinovoj sa me shpejt. E dua kete qytet dhe nese me propozojne edhe 15 vjet kontrate, do firmos menjehere", eshte shprehur mesfushori i talentuar, qe kerkohet nga shume skuadra evropiane. Hamshik nuk eshte i vetmi qe "ka rene ne dashuri" me Napolin, pasi edhe me pare lojtare te tjere me fame boterore kane bere te njejten gje. Shembull per kete eshte Diego Armando Maradona, qe e ka cilesuar Napolin si atdheun e tij te dyte.